24

Haxhi-Bej Mahmut: Kosovari në Qendër të Intrigave të Missolonghit

Pritja e Lord Bajronit - Piktura nga Theodoros P. Vryzakis, 1861

Piktura nga Theodoros P. Vryzakis, 1861

Në shtator, një aga mysliman shqiptar kërkoi një bisedë me kapedanët që mbronin Missolongjinë. Vendosën ta ftojnë në kasollen e Noti Boçarit. U bashkuan edhe Kapedanët: Kiço Xhavella, Nikolaos Sturnaris, Kostandis Verris dhe Apostoli Kushuri.

Pasi hyri në kasolle, shqiptari mysliman Aga foli:

"Për të bërë një bisedë më të mirë," thotë ai, "fillimisht do t'ju them emrin tim dhe besimin e Vezirit (në mua). Unë quhem Haxhi-Bej Mahmut nga Gjakova (Qyteti i Kosovës). Unë jam bimbash, kam gjashtë mijë ushtarë. Trupat e mia janë të gjithë gegë, patriotët e mi. Unë jam një nga të tre, që shkova te Sulltani dhe dhashë këtë mendim dhe planin e fushatës së Missolongjit. Unë, thotë ai, Veliko Jaçe dhe Banush Sevrani, e kemi bërë këtë ekspeditë dhe jemi bërë mbështetës të Vezirit."

"Arvanitia (Shqipëria në kuptimin e gjerë) e sheh që pas shkatërrimit tënd, barra do të bjerë mbi kokën e saj, por gjithsesi ne nuk mund t'i shmangemi luftës. 'Ne kemi një borxh fetar dhe një mbret që na komandon.'"

"Ne, edhe pse luftojmë dhe vritemi, gëzohemi se ju fitoni dhe përparoni. Sepse në fitoret tuaja po marrim pjesë edhe ne. Ne në marrëveshjet tona me ju jemi shfaqur të pabesë, ndërsa ju e keni mbajtur nderin tuaj si Trima dhe po na bëni krenarë edhe para Halldupeve (turqve aziatikë, të quajtur ashtu nga shqiptarët). Ju them të vërtetën nga zemra e një njeriu të ndershëm dhe trim: Hallall për ju! Rroftë dhe Zoti mos ju turpëroftë në të ardhmen!"

Shkrimtari shpjegon për ato marrëveshje:

"Është e trishtueshme që kuptimi i fjalëve të kapedanit arvanitas (Ky do të thotë kapedanin shqiptar të Kosovës) na ikën. Grekë Kapedanë dhe Arvanitas (Këta do të thotë gegë myslimanë në këtë rast), (ky i fundit gjithmonë në kundërshtim me Sulltanin)."

Nga libri i Nikolaos Kasomoulis - Kujtimet ushtarake të REVOLUCIONIT GREK