Adem Demaçi: i akuzuari i pavdekshëm në Hagë! 

– Adem Demaçi shfaqet si fantazmë në sallën e gjykatës së Hagës.  – Avokatët hapin dosjet:  ato janë të mbushura me fotokopje të Demaçit me kapelë, me syze dielli, dhe me legjendën:  i pavdekshëm, i akuzuar, i pakapshëm, i munguar.  – Shumë i rrezikshëm.  – Komandantët nuk thonë se ‘s’ka fajtor në UÇK’, por thonë

– Adem Demaçi shfaqet si fantazmë në sallën e gjykatës së Hagës. 

– Avokatët hapin dosjet: 

ato janë të mbushura me fotokopje të Demaçit me kapelë, me syze dielli, dhe me legjendën: 

i pavdekshëm, i akuzuar, i pakapshëm, i munguar. 

– Shumë i rrezikshëm. 

– Komandantët nuk thonë se ‘s’ka fajtor në UÇK’, por thonë se ‘fajtor për urdhëra të gabuar është Demaçi’ 

– Pas komandantëve, në sallën e gjyqit në Hagë, tani është ‘thirrur’ edhe vet Demaçi, jo fizikisht, se ai tashmë bisedon me yje, por si një figurë që e shndërruan në fajtorin e përjetshëm të akuzës. 

– Për çdo pyetje që s’kanë  përgjigje, përgjigja është: ‘E pyetëm Demaçin! 

– Demaçi po përdoret si fantazmë  për të mbuluar boshllëqet e akuzave! 

– Demaçi po portretizohet nga mbrojtja e komandantëve sikur të ketë qenë një figurë misterioze, që dilte në netët pa hënë nëpër katunde dhe udhëzonte çdo komandant të UÇK-së se si të vepronte! 

– Amerika që e dinte sa cigare piheshin në odën e luftëtarit, lis më lis e dru më dru, nuk e paska ditur se kush ishte njeriu që ia kushtoi jetën burgjeve për lirinë e Kosovës.

– Në Hagë, Demaçi zbulohet si më i rrezikshmi nga të gjithë komandantët, sepse është fajtor perfekt: 

– nuk flet, nuk mohon, nuk ngre padi për shpifje, por e bart fajin e të gjithëve dhe nuk ka nevojë për avokat. 

– Hagës i mungon substanca. 

– Kur duhet të thërrasësh një të vdekur për të mbajtur gjyqin gjallë, atëherë drejtësia ka vdekur para Demaçit. 

– Demaçi është ‘dëshmitar’ VIP nga varri që sheh dëshmitarët amerikanë të hutuar.  

– Një avokat pyet: 

‘A e dini ju se çfarë ka ndodhur në Rambuje?’, 

– Demaçi hesht…sepse nuk është aty.  

– Hesht, megjithëse i pari pas luftës bëri thirrje në serbisht për bashkëjetesë: “Kosova është edhe e Milovanit”, thoshte nëpër katunde serbe.

– Një tjetër amerikan kërkon foton e Demaçit në dosje, dhe kur nuk e gjen,

pyet: 

– Mos është agjent sekret?

– Komandantët e UÇK-së morën guxim të  tregojnë në Hagë se kush i ka urdhëruar për gjithçka: 

– ‘Kur e kemi parë të gjallë, nuk e kemi kuptuar asnjë fjalë të

tij…nga frika….e tani që është i vdekur…e kuptojmë më shumë…’.

– Një tjetër amerikan pyeti me ironi:

‘A e kemi një video të Demaçit duke urdhëruar për çdo ngjarje?” 

– Përgjigja e dëshmitarit amerikan: 

‘S’ka nevojë për fakte, Demaçi pyetej…kështu më ka thënë Hashim Thaçi, të cilit unë i besoj, anipse fliste si komunist’! 

– Sipas dëshmitarëve të komandatëve: Demaçi ishte këtu, aty, kudo… por askund. 

– Në Hagë, Demaçi është i akuzuari i vetëm që nuk pyetet kurrë, por gjithçka ndodh për shkak të tij.  

– Pra, Demaçi ka bërë gjithçka… edhe pse nuk ishte aty.

– Një gjyqtar pyet: “Pse askush nuk e pyeti Demaçin?”

– Përgjigja: Sepse Demaçit i pëlqeu gjithçka që nuk u bë në sallë!

– Gazetarja i pyeti amerikanët:

‘A e pyetët për çdo gjë Demaçin?

– Ata shikojnë njëri-tjetrin dhe thonë: 

Po… por nuk e dinim kush ishte Demaçi.”

– Pra, kush e shpëtoi kë?

– Gjykata: “Demaçi… gjithçka, edhe pa u konsultuar.”

…dhe askush nuk e mori kurrë në pyetje.

 – Një gjyqtar, provoi mikrofonin: 

‘Demaçi, a dëshiron të flasësh?’

– Vetëm ekot e sallës u përgjigjen.

– Demaçi, a je aty?” 

– …një echo qesharake përgjigjet: ‘Vetëm në dosje… dhe në imagjinatën tuaj’. 

Dhe më pas, një shenjë nga qielli: Demaçi bën me dorë “të fala” sallës.

– Edhe për së vdekuri shqiptarët dëshmojnë rrejshëm kundër Adem Demaçit. 

P.S. Një herë më ka thirrur Adem Demaçi në telefon. 

Ka folur gjatë. 

– Më ka thënë se i pëlqen stili im i shkrimeve dhe më ka falënderuar për një tekst timin: “Profesor Baltazar”, ku përmendeshin dëshmitarët shqiptarë kundër Grupit të Tij të demonstratave. 

– Ndër të tjera, më tha: “Mua, kurrë askush nuk më ka dashur.”

– Këtë ndjesi të tij e vërtetoi Gjykata e Hagës, përmes komandantëve të Ushtrisë së Tij, 

të cilët nuk thonë se s’ka fajtor, por thonë se fajtori ka vdekur dhe natyrisht, ai është Adem Demaçi.

Shkruan Kimete Berisha

Bëhu pjesë e komunitetit tonë historik, merr njoftime për çdo artikull të ri.



    Qëndroni me ne, na ndiqni në rrjetet sociale!

    Previous:
    Jeta e Shqiptarëve nën Sundimin Osman (1468-1912)
    Next:
    Maica Patriotike “Adem Jashari” – Krenaria që vishet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *