Pyetje të shpeshta
Çmimet, pakot dhe produktet
Po. Çmimi i produktit dhe i pakos është i njëjti në çdo shtet. E vetmja gjë që ndryshon është posta reale e shtetit tënd, që shfaqet para se të porosisësh.
Maica Standart kushton 15 deri 16 €, maica Premium 25 €. Duksi kushton 28 €, duksi me shqiponjë të qepur 35 €. Me pakot zbritja bie vetë: 3 maica Standart 42 €, 5 maica Standart 58 € (11,60 € copa).
Zbritje sasie që bien vetë në shportë, pa kod. Duo, 2 produkte: 8 % zbritje (2 maica 29 € Standart ose 46 € Premium; maicë + duks 40 €). Trio, 3 ose 4 produkte: 13 % (3 maica 42 € ose 65 €; duks + 2 maica 52 €). Ekip, 5 e më shumë: 28 % (5 maica 58 € ose 90 €). Posta paguhet veç, sipas shtetit. Dizajnet dhe masat përzihen lirisht; produktet me qëndisje nuk hyjnë në pako. Detajet te faqja e pakove.
Po. Pakoja llogaritet copë për copë: çdo maicë mund të ketë dizajn, masë dhe kualitet tjetër. Dy maica Standart dhe një Premium në Trio dalin 14 € secila Standart dhe 22,67 € Premium.
Të dyja kanë të njëjtin dizajn dhe të njëjtin print. Standart është maica jonë klasike, 15 deri 16 €. Premium është materiali më i mirë, më i rëndë dhe më i butë, 25 €. Kualitetin e zgjedh te çdo produkt.
Me teknologjinë DTF (Direct to Film): ngjyra të gjalla dhe qëndrueshmëri në larje. Disa produkte kanë shqiponjën e qepur (qëndisje). Larja në 30 gradë, e kthyer mbrapsht, pa zbardhues, pa hekurosje mbi print, tharje në ajër.
Në Ferizaj, Kosovë. Dizajnet janë tonat, të frymëzuara nga historia shqiptare: Iliria, Skënderbeu, Rilindja, Pavarësia dhe Çlirimi i Kosovës. Çdo produkt ka një artikull historie te biblioteka jonë.
Po. Na shkruaj në Instagram @illyriens_ ose në info@illyriens.com me idenë, foton dhe masën. Madhësitë e zakonshme të printit janë 20×20, 35×35 dhe 50×50 cm.
Po. Nga 5 copë vlen pakoja Ekip me 28 % zbritje (5 maica Standart 58 €). Për sasi më të mëdha dhe dizajn të përbashkët na shkruaj për ofertë.
Bazohen në studime arkeologjike, hulumtime akademike dhe dëshmi historike të verifikuara, por historia ka interpretime të ndryshme. Jemi të hapur për korrigjime nga studiues dhe lexues: info@illyriens.com.
Po. Çdo artikull, fotografi ose kërkim që na dërgohet shqyrtohet dhe, nëse përshtatet, publikohet. Na kontakto në info@illyriens.com.
Porosia, posta, masat dhe kthimi
Zgjedh maicën, masën dhe kualitetin (Standart ose Premium), e shton në shportë dhe plotëson adresën. Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni paguan te dera me para në dorë. Kudo tjetër paguan me kartë Visa ose Mastercard, të sigurt përmes Stripe. Mund të porosisësh edhe me mesazh në Instagram.
- Kosovë: 3 €, 1 deri 2 ditë, një herë për porosi.
- Shqipëri dhe Maqedoni: 4 €, 2 deri 5 ditë, një herë për porosi.
- Evropë dhe Zvicër: 6 € për maicë, 11 € për duks, deri 20 ditë.
- SHBA, Kanada dhe Australi: 11 € për maicë, 16 € për duks, deri 30 ditë.
Jashtë Ballkanit posta llogaritet për çdo produkt: dy maica në Gjermani kanë 12 € postë, një maicë dhe një duks 17 €. Para nisjes porosia përgatitet 3 deri 5 ditë pune.
Po, dërgojmë në gjithë Evropën, Zvicër, SHBA, Kanada dhe Australi. Pagesa bëhet me kartë. Kohët dhe çmimet finale janë te faqja për diasporën.
Po. Shkruaj adresën e familjes te “Adresa e dërgesës” dhe paguaj me kartë. Ata nuk paguajnë asgjë te dera. Porosia mbërrin 1 deri 2 ditë pas përgatitjes (3 deri 5 ditë pune) dhe posta në Kosovë është 3 € për gjithë porosinë.
Kur porosia niset, të vjen kodi i dërgesës me email ose në WhatsApp. Në Kosovë dërgesat i bën Posta Beki.
Dërgesat nisen nga Kosova. Nëse shteti yt kërkon taksë doganore ose TVSH për pakon, ato i paguan marrësi sipas rregullave të shtetit të tij. Për maica me vlerë të vogël kjo ndodh rrallë, por nuk mund ta garantojmë.
Për të rritur nga S deri në 3XL, për fëmijë sipas moshës 2, 4, 6, 8, 10, 12 dhe 14 vjeç. Masat janë standarde evropiane dhe produktet unisex. Tabela e masave në centimetra është te çdo produkt, te skeda “Masat”. Nëse je mes dy masave, merre më të madhen.
E ndërrojmë. Na shkruaj brenda 7 ditëve nga marrja, me numrin e porosisë dhe masën që të duhet. Maica duhet të jetë e pambajtur, e palarë dhe me etiketë. Në Kosovë ndërrimi është pa pagesë; në Shqipëri dhe Maqedoni posta e kthimit kushton 3 €; jashtë Ballkanit posta e kthimit mbulohet nga klienti.
Na dërgo një foto brenda 48 orëve dhe e zëvendësojmë pa asnjë kosto për ty. Produktet e personalizuara (me emër, foto ose tekst tëndin) nuk kthehen, përveç kur kanë gabim nga ana jonë.

















