Rreth nesh
Histori shqiptare që lexohet dhe vishet. Nga Ferizaj, për të gjithë shqiptarët.
Illyriens nisi para tre vjetësh në Ferizaj, me një qëllim të thjeshtë: t'i ndajmë historitë tona me të tjerët. Interesi për të lexuar histori doli shumë më i madh se sa pritnim. Që puna të vazhdonte dhe të rritej, nisëm të krijojmë edhe produkte: maica, duksa dhe flamuj me figurat dhe simbolet e historisë sonë. Çdo porosi e mban gjallë punën për artikujt dhe videot.
Gjithçka bëhet në punishten tonë në Ferizaj: shkrimi i artikujve, videot dhe maicat. Çdo dizajn niset nga një histori e vërtetë, kalon nëpër verifikim faktesh dhe pastaj kthehet në një maicë që e vesh me krenari.
Çka gjen këtu
Histori nga Iliria e lashtë te Kosova e 1999-s, të shkruara me burime dhe të verifikuara para se të botohen.
Lexo artikujtMaica, duksa dhe flamuj me figurat e historisë sonë. Dërgesë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, pagesa te dera.
Hyr në dyqanSë shpejti: një histori në javë me email, kalendari i historisë me një ngjarje në ditë dhe kuizi me çmime.
Shiko pakotKush e vesh




Foto të dërguara nga klientët tanë. Faleminderit që e mbani gjallë historinë.
Kontakt
Për porosi, bashkëpunime ose një histori që mendon se duhet ta tregojmë · përgjigjemi brenda ditës.
Illyriens është biznes i regjistruar në Kosovë (Drini Rama B.I).