Dërgesa dhe kthimi

Dërgesa

Çdo porosi përgatitet dhe niset nga ne brenda 3 deri 5 ditëve të punës. Për porositë urgjente, na shkruaj para se të porositësh dhe e nisim me prioritet.

ShtetiPosta për maicëPosta për duksSi paguhetKoha e mbërritjesPagesa
Kosovë3 €3 €një herë për porosi1 deri 2 ditëTe dera, me para në dorë, ose me kartë
Shqipëri4 €4 €një herë për porosi2 deri 5 ditëTe dera, me para në dorë, ose me kartë
Maqedoni e Veriut4 €4 €një herë për porosi2 deri 5 ditëTe dera, me para në dorë, ose me kartë
Evropë dhe Zvicër6 €11 €për çdo produktderi 20 ditëMe kartë, para nisjes
SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë e Re11 €16 €për çdo produktderi 30 ditëMe kartë, para nisjes

Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni posta paguhet një herë për porosi. Jashtë Ballkanit posta llogaritet për çdo produkt: dy maica në Gjermani kanë 12 € postë, një maicë dhe një duks 17 €. Çmimet e produkteve janë të njëjta për çdo shtet. Kur porosia niset, të njoftojmë me email ose në WhatsApp. Jeton jashtë? Shiko faqen për diasporën dhe pakot.

Dogana dhe TVSH

Dërgesat nisen nga Kosova. Nëse shteti i marrësit kërkon taksë doganore, TVSH ose tarifë doganimi për pakon, ato i paguan marrësi sipas rregullave të shtetit të tij. Për porositë me vlerë të vogël kjo ndodh rrallë, por nuk mund ta garantojmë.

Zbritja e pakos

Sa më shumë produkte në një porosi, aq më e madhe zbritja. Ajo bie vetë në shportë, pa kod, dhe vlen për maica dhe duksa, Standart ose Premium, të përziera si të duash.

PakoKushtiZbritjaShembull me maica Standart (16 €)
Duo2 produkte8 %2 maica: 32 € bëhen 29 €
Trio3 ose 4 produkte13 %3 maica: 48 € bëhen 42 €
Ekip5 ose më shumë produkte28 %5 maica: 80 € bëhen 58 €

Zbritja llogaritet vetëm mbi çmimin e produkteve, jo mbi postën; posta shtohet pas zbritjes sipas tabelës më lart. Produktet me qëndisje nuk hyjnë në pako. Shembuj me çmimin final për çdo shtet i gjen te faqja e pakove.

Pagesa

Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni paguan kur e merr porosinë, me para në dorë te postieri. Me kartë (Visa, Mastercard) mund të paguash në çdo shtet, në momentin e porosisë.

Ndërrimi i masës

Nëse masa nuk të vjen, e ndërrojmë. Na shkruaj brenda 7 ditëve nga marrja e porosisë në Instagram, WhatsApp ose email, me numrin e porosisë dhe masën që të duhet. Maica duhet të jetë e pambajtur, e palarë dhe me etiketë.

  • Në Kosovë: ndërrimi i masës është pa pagesë shtesë.
  • Në Shqipëri dhe Maqedoni: kthimi i postës kushton 3 € dhe mbulohet nga klienti.
  • Jashtë Ballkanit: ndërrimi bëhet, posta e kthimit mbulohet nga klienti.

Para se të porositësh, shiko tabelën e masave te çdo produkt (skeda “Masat”). Nëse je mes dy masave, merre më të madhen.

Kthimi dhe produktet e dëmtuara

Nëse produkti të vjen i dëmtuar ose me gabim shtypi, na dërgo një foto brenda 48 orëve dhe e zëvendësojmë pa asnjë kosto për ty. Produktet e personalizuara (me emër, foto ose tekst tëndin) nuk kthehen, përveç kur kanë gabim nga ana jonë.

Kontakt

Instagram: @illyriens_ · Email: info@illyriens.com