Për diasporën

Je në Gjermani, Zvicër, Amerikë apo kudo tjetër? Çmimi i maicës është i njëjti si në Kosovë. Ndryshon vetëm posta reale, dhe atë e sheh këtu para se të porositësh.

Posta sipas shtetit

ShtetiMaicëDuksSi paguhetMbërrinPagesa
Kosovë3 €3 €një herë për porosi1 deri 2 ditëTe dera ose me kartë
Shqipëri, Maqedoni4 €4 €një herë për porosi2 deri 5 ditëTe dera ose me kartë
Evropë dhe Zvicër (BE, Britani, Norvegji)6 €11 €për çdo produkt7 deri 14 ditëMe kartë
SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re11 €16 €për çdo produkt10 deri 20 ditëMe kartë

Plus 1 deri 3 ditë pune përgatitje para nisjes. Jashtë Ballkanit posta llogaritet për çdo produkt: dy maica në Gjermani kanë 12 € postë, një maicë dhe një duks 17 €. Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni paguhet një herë për porosi.

Sa të kushton gjithsej

Çmimi i produkteve, minus zbritja e pakos (Duo 8 %, Trio 13 %, Ekip 28 %, e llogaritur pa postë), plus posta e shtetit tënd. Shembujt më poshtë janë me maica; dukset hyjnë në pako njësoj.

Standart

PorosiaKosovëShqipëri, MaqedoniEvropë dhe ZvicërSHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re
1 maicë (16 €)19 €20 €22 €27 €
Duo, 2 maica (32 € − 8 % = 29 €)32 €33 €41 €51 €
Trio, 3 maica (48 € − 13 % = 42 €)45 €46 €60 €75 €
Ekip, 5 maica (80 € − 28 % = 58 €)61 €62 €88 €113 €
1 duks (28 €)31 €32 €39 €44 €
Maicë + duks (44 € − 8 % = 40 €)43 €44 €57 €67 €

Premium

PorosiaKosovëShqipëri, MaqedoniEvropë dhe ZvicërSHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re
1 maicë (25 €)28 €29 €31 €36 €
Duo, 2 maica (50 € − 8 % = 46 €)49 €50 €58 €68 €
Trio, 3 maica (75 € − 13 % = 65 €)68 €69 €83 €98 €
Ekip, 5 maica (125 € − 28 % = 90 €)93 €94 €120 €145 €
Maicë + duks (53 € − 8 % = 49 €)52 €53 €66 €76 €

Dy mënyra për ta marrë

Te ti, jashtë

  1. Shto maicat në shportë dhe shkruaj adresën tënde.
  2. Paguaj me kartë (Visa, Mastercard) në momentin e porosisë.
  3. Kur niset, të vjen kodi i dërgesës me email që ta ndjekësh.

Familjes në Kosovë, Shqipëri ose Maqedoni

  1. Shkruaj adresën e tyre te “Adresa e dërgesës” dhe tënden te faturimi.
  2. Paguaj me kartë: ata s’paguajnë asgjë te dera.
  3. Mbërrin për 1 deri 2 ditë në Kosovë, me postë 3 € për gjithë porosinë.

Pyetje të shpeshta

A janë çmimet e njëjta si për Kosovën?

Po. Çmimi i produktit dhe zbritja e pakos janë të njëjta për këdo, kudo. E vetmja ndryshim është posta reale e shtetit tënd, që e sheh më lart.

Si paguaj?

Me kartë Visa ose Mastercard, të sigurt përmes Stripe, në momentin e porosisë. Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni mund të paguhet edhe te dera.

Pse posta paguhet për çdo produkt?

Jashtë Ballkanit posta ndërkombëtare llogaritet sipas peshës, dhe çdo maicë ose duks e rrit koston reale. Për këtë arsye posta jashtë është për produkt, ndërsa zbritja e pakos të mbetet e plotë mbi çmimin e produkteve.

A ka doganë?

Dërgesat nisen nga Kosova. Nëse shteti yt kërkon taksë doganore ose TVSH për pakon, ato i paguan marrësi sipas rregullave të shtetit të tij. Për maica me vlerë të vogël kjo ndodh rrallë, por nuk mund ta garantojmë.

Sa zgjat?

Përgatitja 1 deri 3 ditë pune, pastaj posta: Evropë dhe Zvicër 7 deri 14 ditë, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë e Re 10 deri 20 ditë. Për festa dhe 28 Nëntor porosit të paktën 3 javë para.

Po nëse masa nuk më vjen?

Shiko tabelën e masave te çdo produkt para se të porositësh; nëse je mes dy masave, merre më të madhen. Ndërrimi jashtë Ballkanit bëhet, por posta e kthimit mbulohet nga klienti.

A mund të porosis diçka të personalizuar?

Po, na shkruaj në Instagram @illyriens_ ose në info@illyriens.com me idenë dhe masën, dhe ta bëjmë ofertën.