Kapele | Plis

Po shfaqen krejt 2 përfundimet

Plisi dhe kapelet shqiptare

Plisi është kapela më e vjetër e trojeve shqiptare: e bardhë, e bërë nga leshi i ngjeshur, e njëjta që shihet te ilirët në monumentet antike dhe që e mbanin burrat e Kosovës, Malësisë dhe Shqipërisë së Veriut deri sot. Këtu e gjen në formën tradicionale, bashkë me kapele moderne me shqiponjën e qepur.

Plisi vjen në masa sipas perimetrit të kokës; masën e sheh te faqja e produktit. Kapelet me shqiponjë janë me madhësi të rregullueshme.

Posta në Kosovë 3 € brenda 1 deri 2 ditësh, në Shqipëri dhe Maqedoni 4 € brenda 2 deri 5 ditësh, pagesa te dera. Diaspora porosit me kartë. Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni posta paguhet një herë për porosi; jashtë Ballkanit për çdo produkt. Historinë e plisit, nga ilirët deri te Rugova që e mbante në çdo takim, e lexon te artikulli i lidhur.