Pakot

Zgjidh dizajnet që do, masat që të duhen, dhe zbritja bie vetë në shportë. Pa kod, pa produkt të veçantë: sa më shumë produkte, aq më e madhe zbritja. Vlen për maica dhe duksa, Standart ose Premium, të përziera si të duash.

  • 2 produkte

    Duo

    8 %zbritje
    2 maica Standart32 €29 €2 maica Premium50 €46 €

    Maicë + duks Standart: 44 € 40 €

    Plus posta sipas shtetit

  • 3 ose 4 produkte · më e kërkuara

    Trio

    13 %zbritje
    3 maica Standart48 €42 €3 maica Premium75 €65 €

    Duks + 2 maica Standart: 60 € 52 €

    Plus posta sipas shtetit

  • 5 ose më shumë produkte

    Ekip

    28 %zbritje
    5 maica Standart80 €58 €5 maica Premium125 €90 €

    Për ekipe, familje dhe shoqëri

    Plus posta sipas shtetit

Si funksionon

  1. Shto produktet në shportë si zakonisht: dizajni, masa dhe kualiteti (Standart ose Premium) te çdo copë.
  2. Zbritja bie vetë. Te shporta shfaqet rreshti “Pako Trio (3 produkte, 13 % zbritje)” dhe shuma zbritet nga çmimi i produkteve.
  3. Porosit dhe paguaj te dera (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) ose me kartë kudo në botë.

Standart apo Premium

Çdo maicë ka dy kualitete, sipas materialit. Standart është maica jonë klasike. Premium është materiali më i mirë, me çmim më të lartë. Zbritja e pakos është e njëjta përqindje për çdo copë: nëse merr dy Standart dhe një Premium, të treja marrin 13 % zbritje nga çmimi i vet. Zbritja llogaritet vetëm mbi produktet, jo mbi postën.

Posta

ShtetiMaicëDuksSi paguhetMbërrin
Kosovë3 €3 €një herë për porosi1 deri 2 ditë
Shqipëri, Maqedoni4 €4 €një herë për porosi2 deri 5 ditë
Evropë dhe Zvicër6 €11 €për çdo produkt7 deri 14 ditë
SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re11 €16 €për çdo produkt10 deri 20 ditë

Jashtë Ballkanit posta llogaritet për çdo produkt: dy maica në Gjermani kanë 12 € postë, një maicë dhe një duks 17 €. Porosia përgatitet brenda 1 deri 3 ditëve të punës para nisjes. Maicat dhe dukset me qëndisje (shqiponja e qepur) nuk hyjnë në pako. Çmimet janë të njëjta për të gjithë, në çdo shtet; ndryshon vetëm posta reale. Jeton jashtë? Shiko faqen për diasporën.