Oljam Dervishi është një nga ata të rinj që ka zgjedhur të mos e jetojë Shqipërinë nga larg, por të përballet çdo ditë nga brenda, me gjithë vështirësitë, padrejtësitë dhe potencialin e saj.

I lindur dhe rritur në Mat, ai ka ndjekur studimet e larta brenda dhe jashtë vendit, duke përfunduar dy programe Master:

  • Si Inxhinier Agro-Mjedisor në Universitetin Bujqësor të Tiranës,
  • dhe në Menaxhim Territori dhe Zhvillim Lokal në Francë Universiteti Paul Valéry).

Pas studimeve dhe përvojës profesionale jashtë vendit, u kthye në Shqipëri me një ide të qartë: ndryshimi nuk importohet, ndërtohet këtu

Oljam është autor dhe bashkautor i disa artikujve shkencorë, dhe studimeve, punon me analiza territoriale, GIS dhe politika mjedisore, por mbetet i lidhur fort me terrenin: lumenjtë, fshatrat, komunitetet.

Në vitin 2022, bashkë me 4 të rinj të rikthyer po ashtu, themeluan RESU – Reinforce Sustainability, ku sot shërben si Drejtor Ekzekutiv. RESU vepron në fushat e mjedisit, lumenjve, bujqësisë, zhvillimit rural dhe ndryshimeve klimatike, me një filozofi të thjeshtë:

problemet nuk zgjidhen me aksione të izoluara, por me njerëz të organizuar, të informuar dhe të angazhuar.

Programi “River of People”, i konceptuar prej tij, është shprehja më e qartë e kësaj qasjeje: një përpjekje për të kthyer lumin nga një vend mbetjesh në një bosht jete, përgjegjësie dhe zhvillimi komunitar.

Në vitin 2025, Oljam Dervishi u vlerësua me çmimin “Green Activist”, me motivacionin:

 

“Për përkushtimin dhe vizionin në mobilizimin e një rrjeti të gjerë të rinjsh për pastrimin e lumenjve dhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi kujdesin ndaj natyrës, si përfaqësues i një brezi që po udhëheq një kauzë me rëndësi të madhe për mbrojtjen e burimeve ujore dhe një të ardhme të qëndrueshme.”

 

Ky vlerësim pasqyron pikërisht arsyen pse RESU ekziston: të ndërtojë një brez që nuk pret zgjidhje, por bëhet pjesë e tyre.

Denisa Kasa

Denisa Kasa është aktiviste mjedisore e dedikuar në çështjen e ndotjes të trupave ujorë në Shqipëri nga mbetjet urbane, industriale dhe ujrat e zeza.

Ajo ka ecur përgjatë lumenjve të Shqipërisë duke dokumentuar ndotjen e tyre dhe ka krijuar një grup me 200+ vullnetarë të cilët marrin pjesë në ecje sensibilizuese dhe në pastrimin e trupave ujorë në Shqipëri.

Ajo është diplomuar në Erasmus University, Rotterdam me një BSc. në International Business Administration dhe MSc. në Business Information Management.

Më parë ajo ka punuar në Hollandë në fushën e investimeve në energjinë e pastër, kompani software dhe tranzicionit të drejtë në rajonin Azi – Paqësor (APAC) – eksperienca të cilat e njohën me ndikimin e industrive të rënda në mjedis duke e bërë të vendoste t’i dedikohej zgjidhjes së problemeve në terren në Shqipëri.

Çmimi Green Aktivist sikurse Oljami e ka fituar edhe Denisa
Denisa Kasa - Profile Photo (2)

Kush Janë RESU

RESU është një organizatë e drejtuar nga të rinjtë, e lindur nga dëshira për t’i dhënë Shqipërisë një energji të re dhe një drejtim më shpresëdhënës.

 

Ata janë një komunitet i bashkuar nga vullneti, empatia dhe guximi, të cilët besojnë se ndryshimi nuk vjen vetë, ndryshimi krijohet.

 

Ata shohin Shqipërinë si një vend me potencial të jashtëzakonshëm: tradita të pasura, kulturë të thellë dhe një shpirt që nuk thyhet kurrë. RESU beson se këto vlera mund ta vendosin vendin në një pozicion frymëzues edhe në skenën globale.

 

Puna e tyre udhëhiqet nga bindja se çdo individ ka një rol për të luajtur në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore. Me projekte konkrete, me veprim të përditshëm dhe me një mendësi që nuk dorëzohet, RESU përpiqen të krijojnë ndryshim real.

 

 

 

Nëse njeh dikë që meriton të jetë këtu, një profesionist, një aktivist, një njeri që punon ndershëm, na shkruaj.


Ose ndoshta… ndoshta radha është e jotja.Illyrian Hall of Honor vazhdon, dhe historia e radhës mund të jetë e juaja.

 
 

Bëhu pjesë e komunitetit tonë historik, merr njoftime për çdo artikull të ri.



    Qëndroni me ne, na ndiqni në rrjetet sociale!

    nezir nebihi
    Previous:
    Përleshja në Burojë – dëshmitë historike për rolin e Nezir Nebihit
    xhafer deva
    Next:
    Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *