
Për trimërinë e banorëve të Gucisë dhe Plavës në të kaluarën, janë shkruar dhjetëra tregime dhe libra. Që ky vend me të vërtetë ishte i veçantë, në vitin 1907 shkruanin gazetat amerikane “The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee”.
Këto dy gazeta në një faqe të plotë botuan tekst për Plavën dhe Gucinë duke i quajtur këto dy vende qytete të ndaluara evropiane, me një vështrim të posaçëm mbi fitoren në Nokshiq, kur ata mposhtën ushtrinë e Marko Miljanovit.
Artikujt e tyre pasqyronin rezistencën e shqiptarëve ndaj ushtrisë malazeze dhe trimërinë e popullsisë lokale. Kjo e bën Plavën dhe Gucinë një simbol të historisë shqiptare dhe të guximit për të mbrojtur trojet.
Plava dhe Gucia në shtypin amerikan
Dy gazetat prestigjioze amerikane The Sun dhe Omaha Sunday Bee botuan një faqe të plotë mbi këtë krahinë shqiptare, duke theksuar:
- Qëndresën e banorëve në betejën e Nokshiqit kundër Marko Miljanovit.
- Përshkrimin e Gucisë dhe Plavës si “qytete të ndaluara” ku asnjë i huaj nuk guxonte të hynte gjallë.
- Krahasimin me qytetin mistik të Lhasës në Tibet, për shkak të misterit dhe traditave të forta.
Qytetet e ndaluara Guci dhe Plavë, në të cilat askush përveç klaneve guciase dhe vëllezërve të tyre të gjakut nuk mund të hyjë, ndoshta ndajnë të njëjtin fat me qytetin Lhasa në Tibet me misteret e tyre që mund të gjenden në rrugët turistike të së ardhmes.
Kjo ndoshta do të thotë edhe gjetja e një zgjidhjeje përfundimtare për problemin kompleks të Evropës Jugore në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, rreth të cilit prej shumë kohësh ishin grindur diplomatët.
Konferenca e paqes në Hagë kishte shpallur se kjo kërkohet për hir të interesit të paqes në Evropën Jugore, ndërsa ministrat e punëve të jashtme të Italisë dhe Austrisë, që sapo kishin mbajtur një takim në Desio të Italisë, ishin angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi sepse zgjidhja e tij ishte në interes të tregtisë që bota e qytetëruar synonte të vendoste me Shqipërinë.
Me Kongresin e Berlinit, me të cilin Bosnja dhe Hercegovina iu dha Austrisë dhe në këtë mënyrë u shkëput një pjesë e Perandorisë Osmane, u vendos që Plava dhe Gucia t’i jepen Malit të Zi për administrim.
Malazezët me 10.000 ushtarë nën udhëheqjen e Marko Drekaloviqit (Marko Miljanovit), të nxitur nga këto vendime, u nisën drejt Gucisë për të mbledhur frytet e suksesit të tyre mbi Perandorinë Osmane.
Gjatë natës ata u nisën drejt qytetit, kur guciasit dhe plavjanët e armatosur nga malet përreth i befasuan dhe shpartalluan ushtrinë e tyre. Që nga ajo kohë u bë përpjekje e madhe për ta zgjidhur këtë problem duke matur këtë territor, por guciasit nuk e lejuan.
Përfaqësuesit e fuqive të mëdha më në fund arritën të rregullojnë një takim me klanet luftarakë. Negociatorët erdhën te portat e Gucisë ku iu tha që të iknin e të shpëtonin kokat sepse përndryshe, po të shiheshin përsëri afër, kokat e tyre do të stolisnin portat e qytetit. E vetmja anë e mirë e kësaj ekspedite ishte se ata arritën të fotografonin portën e qytetit. Pas këtij ngjarjeje, fuqitë e mëdha ia dorëzuan Malit të Zi portin shqiptar të Ulqinit në vend të Plavës dhe Gucisë. Kufiri nuk u ndryshua, ndërsa luftëtarët e këtyre dy qyteteve malore, duke sfiduar fuqitë e mëdha, e mbajtën qytetin e tyre.
Shqipëria dhe zakonet fisnore
Shtypi amerikan i përshkroi shqiptarët si:
- Një popull luftarak, besnik dhe mikpritës, por i ndarë në klane.
- Jetë e përditshme e mbushur me gjakmarrje dhe grindje.
- Zakone të forta fisnore si vëllazërimi i gjakut, pritja e mikut dhe mbrojtja e armikut për 3 ditë në shtëpi.
- Përfshirjen e grave në hakmarrje dhe luftëra, shpesh me histori dramatike.
Shqipëria, e cila ndodhet 24 orë udhëtim nga Parisi, është një nga anomali të Evropës. Është vend që njihet më pak se Afrika Qendrore; në fakt, harta e Sudanit është më e saktë sesa harta e Shqipërisë.
Njerëzit u përkasin racës së luftëtarëve të kujdesshëm dhe të zjarrtë, të ndarë në klane dhe fise që udhëhiqen nga grindje të përgjakshme të pandërprera.
Jeta atje nuk vlen më shumë se një kuti shkrepësesh, siç e përshkroi një shqiptar.
Grindjet ekzistojnë mes klaneve dhe madje edhe mes familjeve brenda klaneve.
Pjesë të ndryshme të qytetit janë të ndara mes klaneve dhe shfaqja e njerëzve në rrugë është shpesh shenjë për shkëmbim zjarri.
Raportohet se në disa bashkësi tërë burrat janë vrarë gjatë këtyre luftërave të klaneve. Vlerësohet se 25% e popullsisë vdes me vdekje të dhunshme.
Banorët e këtij rajoni të Evropës janë të njohur për besnikëri, mikpritje dhe shumë virtyte, por megjithatë gjatë grindjeve shpesh i drejtohen mënyrave jo të kalorësisë për t’u përballur me armiqtë e tyre të gjakut.
Është krejtësisht normale që të bëhet një pritë mes shkëmbinjve apo diku në pyje ose që armikut t’i qëllohet pas shpine. Për këto arsye njerëzit që i përkasin klaneve në hasmëri pothuajse kurrë nuk udhëtojnë vetëm dhe gjithmonë janë të shoqëruar nga katër ose pesë burra.
Gjithmonë në gatishmëri ndaj të huajve, ata janë të vetëdijshëm sa e rëndësishme është kjo tokë për fuqitë e mëdha të Evropës dhe për këtë arsye janë vazhdimisht në përpjekje për ta mbrojtur nga të huajt. Për këtë arsye të huajt shihen si armiq potencialë.
Mbajtja e një aparati fotografik ose përpjekja për të fotografuar brendësinë e kësaj toke për një të huaj mund të nënkuptojë dënim me vdekje.
Disa zakone janë shumë interesante dhe përcillen nga brezi në brez si ligje të shenjta të pashkruara. Nëse një njeri kryen vrasje dhe, për të shpëtuar jetën e tij, hyn në shtëpinë e dikujt tjetër, qoftë mik apo armik, madje edhe në shtëpinë e vëllait të njeriut që ka vrarë, ai do të jetë i sigurtë në atë shtëpi të paktën tre ditë.
Armiku është nën mbrojtje sa kohë që është në shoqërinë e një gruaje, ndërsa një fjalë e mirë drejtuar një vajze të re të pamartuar mund të jetë provokim vdekjeprurës.
Vëllazërimi i gjakut është institucion që karakterizon pjesëtarët e këtyre klaneve.
Dy burra që japin këtë betim qëndrojnë në qendër të rrethit të formuar nga pjesëtarët e tjerë të fisit. Secili prej tyre bën një prerje në dorë dhe gjakun e derdhur e mbledhin në një gotë që e pijnë solemnisht, duke u betuar për mbështetje të përhershme reciproke në të gjitha detyrat dhe punët e tyre, edhe në ato që përfshijnë rrezik për jetën e tyre.
Ky betim për ta është më i shenjtë se lidhja martesore.
Nga të gjitha klanet shqiptare, guciasit konsiderohen më të ashpërit dhe më luftarakët. Ata gjithashtu konsiderohen si më të bukurit dhe më të besueshmit në mbajtjen e fjalës së dhënë.
Shtëpia e tyre është një pllajë në pjesën lindore të Malit të Zi e rrethuar me male të larta. I vetmi hyrje në Guci është një luginë e ngushtë nëpër të cilën kalon një lumë i përbërë nga përrenj, burime dhe liqene nga malet përreth.
Edhe gratë përfshihen në histori hakmarrjeje dhe armiqësie, që janë po aq brutale dhe të pamëshirshme sa burrat e tyre.
Princesha malazeze Ksenija rrëfen historinë e një vajze që u martua me truprojën e udhëheqësit të një klani. Një muaj pas martesës burri i saj u vra tinëzisht nga vëllai i tij, i cili gjithashtu ishte i dashuruar me të.
E dërrmuar nga dhimbja, dhe pa vëllezër apo të afërm meshkuj që të hakmerreshin për burrin e saj, ajo vendosi ta merrte hakun vetë, duke ndjekur me ngulm dhe durim kunatin e saj përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke pritur çastin për të goditur.
Një pasdite në Shkodër, kur pa kunatin duke ecur në rrugën kryesore të qytetit, ajo mori pistoletën e burrit të saj të fshehur nën brez dhe e vrau.
Pas kësaj ajo shkoi drejt në shtëpinë e prindërve të tij, shtatë ditë larg në këmbë, dhe i vrau edhe ata. Pasi mori hak për vdekjen e burrit, ajo u kthye në fisin e saj.
Pas këtij ngjarjeje ajo nuk u gjykua, sepse u konsiderua se kishte kryer detyrën e saj.
Feja dhe raportet me Perandorinë Osmane
- Guciasit nuk pranonin autoritet të sulltanit.
- Shumica ishin myslimanë, por kishte edhe katolikë dhe ortodoksë.
- Udhëheqësit e klaneve kishin pushtet absolut mbi popullin.
- Guciasit njiheshin për guxim dhe besnikëri, shpesh të zgjedhur si pjesë e gardës së sulltanit.
Edhe pse Shqipëria zyrtarisht i përket Perandorisë Osmane, guciasit nuk pranojnë besnikëri ndaj sulltanit ose ndonjë fuqie tjetër. Ata nuk pranojnë sundim të huaj përveç sundimit të vetë guciasve.
Nga feja janë kryesisht myslimanë, edhe pse shumë prej tyre janë katolikë ose ortodoksë të devotshëm.
Arsyeja pse janë kryesisht myslimanë qëndron në faktin se ndjekësit e islamit kishin më shumë privilegje në mbajtjen e armëve dhe shërbimin ushtarak.
Anëtarët e gardës personale të sulltanit zgjidheshin nga guciasit për shkak të guximit dhe besnikërisë së tyre të padiskutueshme.
Guciasit kanë vrarë disa kajmekamë dhe administratorë turq me të cilët nuk ishin të kënaqur, dhe disa vite më parë ata vranë edhe një përfaqësues të Portës që ishte dërguar t’i bindte të dorëzonin vendet e tyre të shenjta Malit të Zi.
Koka e tij iu dërgua administruesit më të afërt osman si paralajmërim se çdokush tjetër që do të dërgohej me të njëjtin qëllim do ta pësonte po njësoj.
Dy qytetet që konsiderohen të shenjta dhe që gjithmonë kanë qenë të ndaluara për vizitorët ndodhen në dy skajet e një pllaje të gjatë. Gucia ka më shumë banorë dhe ushtron ndikim dominues mbi Plavën.
Plava thuhet se është më e bukur për shkak të vendndodhjes së saj, pasi gjendet pranë liqenit me të njëjtin emër, poshtë një mali në formë bredhi.
Qytetet janë më të bukurat kur rrezet e diellit perëndues i ndriçojnë, duke krijuar pamje madhështore me minaret e holla dhe kupolat e xhamive.
Deri tani askush nuk ka arritur të japë një përshkrim të saktë të këtyre dy qyteteve, përveç disa njerëzve që kanë mundur të shpëtojnë nga robëria, të cilët thonë se këto vende janë shumë më të bukura nga afër sesa kur shihen nga larg.
Njerëzit janë fanatikë në përkushtimin e tyre ndaj familjeve dhe besnikëria e tyre inkurajohet nga udhëheqësit e tyre despotikë që qeverisin me dorë të fortë.
Nuk ekzistojnë ligje përveç atyre që nxjerrin udhëheqësit e klaneve dhe pjesëtarët e tyre mbi popullin. Për shkak se lufta për pushtet është gjithmonë e pranishme, pushteti nuk qëndron gjatë në duart e një sundimtari.
Mënyra e zakonshme për përfundimin e sundimit është vdekja e sundimtarit dhe e të gjithë anëtarëve meshkuj të familjes së tij.
Përfundim
Artikujt e vitit 1907 në The Sun dhe Omaha Sunday Bee e bënë të njohur në botë historinë e Plavës dhe Gucisë si qendra shqiptare të pamposhtura. Ato mbeten dëshmi e fuqishme e qëndresës, zakoneve të forta dhe krenarisë kombëtare që ende sot frymëzojnë shqiptarët.
Artikull i marr në: PlavaeGuciasot
Bëhu pjesë e komunitetit tonë historik, merr njoftime për çdo artikull të ri.
Qëndroni me ne, na ndiqni në rrjetet sociale!
-

Shqiponje qepur
35 € Select options This product has multiple variants. The options may be chosen on the product page -

Maice Illyriens – Shqiponje Kuqe
Price range: 15 € through 25 € Select options This product has multiple variants. The options may be chosen on the product page -

Rruga e Shqipërisë drejt Pavarësisë (1800–1912)
14 € Add to cart -

Maice Illyriens – Mbretresha Teutë 2
Price range: 15 € through 25 € Select options This product has multiple variants. The options may be chosen on the product page
Bëhu pjesë e komunitetit tonë historik, merr njoftime për çdo artikull të ri.
Qëndroni me ne, na ndiqni në rrjetet sociale!
-

Shqiponje qepur
35 € Select options This product has multiple variants. The options may be chosen on the product page -

Maice Illyriens – Shqiponje Kuqe
Price range: 15 € through 25 € Select options This product has multiple variants. The options may be chosen on the product page -

Rruga e Shqipërisë drejt Pavarësisë (1800–1912)
14 € Add to cart -

Maice Illyriens – Mbretresha Teutë 2
Price range: 15 € through 25 € Select options This product has multiple variants. The options may be chosen on the product page
