Me një emër që në Kosovë njihet si “Pushka e parë e lirisë”, Zahir Pajaziti shënon një kapitull të rëndësishëm të historisë së rezistencës shqiptare në Kosovë. 

Ai u bë simbol i përpjekjes për çlirim, organizimit ushtarak dhe vendosmërisë kombëtare në periudhën para luftës së vitit 1998.

 Në këtë artikut do të  mësosh për jetën, veprimtarinë, rënien dhe trashëgiminë e tij, me vëmendje kritike ndaj burimeve, dhe në kontekst më të gjerë historik.

Rrënjët dhe formimi i hershëm

 Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

 Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe. Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri.

Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe. 

Në verë të vitit 1980, së bashku me dy shokë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinovci,shkon në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. 

Ai e kishte kaluar ilegalisht kufirin përmes lumit Buna. Atje qëndron 18 ditë. Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri torturohet nga inspektorët e Sigurimit jugosllav.

Në vitin shkollor 1981-1982, Zahir Pajaziti regjistrohet në Degën e Gjuhës Angleze të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Me rastin e shpërthimit të demonstratave të rinisë përparimtare në mars dhe në prill të vitit 1981, në Prishtinë, Zahiri merr pjesë aktive në to. 

Një vit më vonë, ende pa e filluar vitin e dytë të studimeve, merr ftesën për rekrutim në armatën jugosllave. 

Pas kryerjes së dymbëdhjetë muajve të parë të këtij shërbimi, ai shfrytëzoi të drejtën e pauzimit, për t’i kryer më vonë edhe tre muajt pasues në Beograd, në vitin 1985. 

Zahiri asokohe ishte në njohuri të represionit dhe dhunës sistematike që ushtronte regjimi sidomos kundër rekrutëve shqiptarë, të cilët dënoheshin dhe në disa raste edhe vriteshin nga dora e shërbimit sekret të armatës jugosllave (KOS-i).

Kalimi në rezistencë dhe themelimi i strukturave ushtarake

Zahiri asokohe ishte në njohuri të represionit dhe dhunës sistematike që ushtronte regjimi sidomos kundër rekrutëve shqiptarë, të cilët dënoheshin dhe në disa raste edhe vriteshin nga dora e shërbimit sekret të armatës jugosllave (KOS-i).

Në fillim të viteve ’90, ndërsa ish­-Jugosllavia po shpërbëhej, dhe konflikti po përhapej në Kroaci dhe Bosnjë, Pajaziti qëndroi në Kosovë; kjo ishte zgjedhje jo e rastit, por e motivuar nga bindja për kauzën shqiptare.

Ai u përfshi në formimin e grupeve të para ushtarake shqiptare. Në kampet e fshehta kufitare në Tropojë dhe Kukës të Shqipërisë – në fund të viteve ’80 dhe fillim të ’90 – organizoi dhe trajnoi të rinj shqiptarë nga Kosova së bashku me figura si Agim Ramadani dhe Sali Çekaj. 

Në vitin 1994-1995 ai hyri në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe u zgjodh komandant në rajonin e Llapit, me zëvendës-komandantin e tij të njohur, Hakif Zejnullahu

Në këtë fazë, duket qartë për një analogji me lëvizjet e tjera të çlirimit nacional në historinë botërore: një grup i vogël, i organizuar, që i paraprin mobilizimit masiv ashtu si në Viet Cong me SHBA, ose partizanët shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore. Pajaziti dhe shokët e tij themeluan atë që do të bëhej prie­va e rezistencës së organizuar në Kosovë.

Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Për të gjithë aktivitetin e tij ndihmën më të madhe ia ka dhënë kushëriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte një biznesmen dhe pothuajse të gjithë financimin e ka pasur nga ai.

Veprimtaria operative dhe rënia

Në vitin 1996-97, rezistenca shqiptare në Kosovë mori një tjetër nivel. Pajaziti ndërmori aksione ushtarake kundër forcave serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre në detaje që janë ende subjekt studimi historik.

Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Pas vdekjes së tij, Pajaziti u bë hero kombëtar për Kosovën. Në vitin 2008, ish‐Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me titullin “Hero i Kosovës”.

Histor që ja vlen të ceket –  Si u shpëtoi “Cipiripi” plumbave të Zahir Pajazitit

Zahir Pajaziti - vendi ku i beri prit cipiripit
Zahir Pajaziti – vendi ku i beri prit cipiripit

Lokali më nuk është i hapur.Por, gjurmët se në këtë rrugë të Podujevës dikur kishte një kafene, janë akoma.

Këtu mbrëmjen e 27 shtatorit të vitit 1996, hyri njëri nga policët më famëkeq serb, Sredoje Radoviq. I njohur me nofkën “Cipiripi”, ky polic, kishte vrarë e maltretuar për vite të tjera shumë llapjanë.

Por, avazit të tij, dikush vendosi t’i jepte fund.Ishte komandanti i UÇK-së, Zahir Pajaziti, që dha urdhër që  “Cipiripi” të eliminohej.

Kjo gjë vuri në gatishmëri grupin e UÇK-së në Llap, të cilët gjatë tërë ditës, nuk e panë Cipiripin.

Ndërkohë në mbrëmje, teksa po kalonte në këtë rrugë, bashkëluftëtari më i afërt i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, pa veturën e “Cipiripit” para këtij lokali.

“Mua në këtë vend ka qenë një lokal ku rrinin qytetarët, dhe ai kishte qenë duke pirë alkool me dy shok të tij dhe dy gra”, tha Ajeti.

Avni Ajeti që atë kohë ishte vetëm 17 vjeçar, lajmëroi menjëherë Zahir Pajazitin.

Ky i fundit kur erdhi këtu, këtë punë ia besoi vet të riut.

“Nuk ma mori mendja se ishte vendi i ngushtë edhe nuk ishim specialistë me përdor armen në hapësirë kaq të afërt e të ngushtë dhe ishin disa fëmijë aty”, shtoi Ajeti.

E momenti që e kishin pritur, erdhi mbrëmjen e atij shtatori.

Por, jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Ani pse “Cipiripi” nuk u vra, ai mbeti i paralizuar ne karroce për tërë jeten e tij,  ky aksion shpëtoi llapjanët nga torturat e tij.

Lavdi të pastë shpirti Hero.

Bëhu pjesë e komunitetit tonë historik, merr njoftime për çdo artikull të ri.



    Qëndroni me ne, na ndiqni në rrjetet sociale!

    Gjergj Elez Alia
    Previous:
    Gjergj Elez Alia
    Diaspora Shqiptare
    Next:
    Kush Janë 21 Shqiptarët më me Ndikim që Vepruan në Diasporë

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *