Për t’i kuptuar disa zakone që i kemi trashëguar brez pas brezi, duhet t’i shohim me sy të hapur. Një prej tyre është mbajtja e “lirave” si stoli,një traditë që shumë shqiptarë e kanë pranuar si diçka të zakonshme, pa e ditur plotësisht prej nga vjen.

Lira osmane ishte monedha e Perandorisë që për shekuj sundoi mbi ne. Për ta, ajo kishte vlerë dhe kuptim kulturor. Por për ne, në atë kohë, ishte thjesht simbol i pushtetit të huaj mbi popullin tonë.
Lira Turke
Me kalimin e kohës, kjo monedhë u shkëput nga kuptimi i saj historik dhe u shndërrua në zbukurim në qafore, në diçka që shihej si “e hijshme”. Gradualisht, u harrua krejt se çfarë përfaqësonte në të vërtetë.

Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: ne vazhdojmë të mbajmë në qafë simbole të huaja, ndërsa simbolet tona të lashta ilire, dardane, shqiptare mbesin në harresë.
Xhubleta ilire
  Ne vazhdojmë të mbajmë në qafë një simbol që s’është yni,  ndërsa simbolet tona mijëravjeçare spiralet ilire, figurat dardane, shqiponjat e lashta, po rrijnë të pluhurosura në harresë.

Kjo nuk është thirrje kundër askujt. Kjo është thirrje për ne.

Për të kujtuar rrënjët tona. Për të mbajtur në trup jo atë që na u imponua dikur, por atë që na përket prej mijëra vitesh.

Për t’i rikthyer në qaforet tona,jo simbolet e një perandorie të huaj, por shenjat e identitetit tonë ilir e dardan,që flasin me gjuhën e gjakut, historisë dhe krenarisë.

Sepse kur një popull harron simbolet e veta dhe mban simbolet e tjetrit, humbet pak nga pak vetveten. Por kur i rikthen, rilind.

Bëhu pjesë e komunitetit tonë historik, merr njoftime për çdo artikull të ri.



    Qëndroni me ne, na ndiqni në rrjetet sociale!

    Previous:
    RASTI PANDA – KUSH I VRAU FËMIJËT SËRB NË KOSOVË?
    Esat Shala
    Next:
    Esat Shala

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *