Për t’i kuptuar disa zakone që i kemi trashëguar brez pas brezi, duhet t’i shohim me sy të hapur. Një prej tyre është mbajtja e “lirave” si stoli,një traditë që shumë shqiptarë e kanë pranuar si diçka të zakonshme, pa e ditur plotësisht prej nga vjen.

Lira osmane ishte monedha e Perandorisë që për shekuj sundoi mbi ne. Për ta, ajo kishte vlerë dhe kuptim kulturor. Por për ne, në atë kohë, ishte thjesht simbol i pushtetit të huaj mbi popullin tonë.
lira-turke
Lira Turke
Me kalimin e kohës, kjo monedhë u shkëput nga kuptimi i saj historik dhe u shndërrua në zbukurim në qafore, në diçka që shihej si “e hijshme”. Gradualisht, u harrua krejt se çfarë përfaqësonte në të vërtetë.

Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi: ne vazhdojmë të mbajmë në qafë simbole të huaja, ndërsa simbolet tona të lashta ilire, dardane, shqiptare mbesin në harresë.
Xhubleta ilire
Nje-grua-ilire
dielli-1
Balkans-Albanian-Filigree-Gilded-Costume-Pendan
  Ne vazhdojmë të mbajmë në qafë një simbol që s’është yni,  ndërsa simbolet tona mijëravjeçare spiralet ilire, figurat dardane, shqiponjat e lashta, po rrijnë të pluhurosura në harresë.

Kjo nuk është thirrje kundër askujt. Kjo është thirrje për ne.

Për të kujtuar rrënjët tona. Për të mbajtur në trup jo atë që na u imponua dikur, por atë që na përket prej mijëra vitesh.

Për t’i rikthyer në qaforet tona,jo simbolet e një perandorie të huaj, por shenjat e identitetit tonë ilir e dardan,që flasin me gjuhën e gjakut, historisë dhe krenarisë.

Sepse kur një popull harron simbolet e veta dhe mban simbolet e tjetrit, humbet pak nga pak vetveten. Por kur i rikthen, rilind.

Lexo edhe

RASTI PANDA - KUSH I VRAU FËMIJËT SËRB NË KOSOVË?
Previous:
RASTI PANDA – KUSH I VRAU FËMIJËT SËRB NË KOSOVË?
Esat Shala
Next:
Esat Shala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Vazhdo leximin

Artikuj të ngjashëm

Të gjithë artikujt
Figura Kombëtare

Luigj Gurakuqi

Profil biografik dhe formim Luigj Gurakuqi ishte ndër figurat kyçe të Rilindjes Kombëtare dhe të shtetformimit shqiptar: arsimtar, publicist, ideolog i modernizimit,...

7 prill 2026 7 min lexim

Dyqani

Vishe historinë.

Maicat dhe duksat e epokës "SHQIPËRI".

Gjithë dyqani