Poezi Nga Ejona Aliaj
Tingujt e fyellit si dora e butë e nënës,ma ledhatojnë shpirtin.Me jetë më mbushet zemra,sa herë jam në të mijat troje.Tradita më të mira se të shqiptarit nuk gjenaskund në botë, harroje.Bukë e kripë e zemër të bardh’,mysafirin e presim me gazmend, mirë se na ka ardh!Zoti këtë natyrë me bujari bekoifusha, male e dete
Tingujt e fyellit si dora e butë e nënës,
ma ledhatojnë shpirtin.
Me jetë më mbushet zemra,
sa herë jam në të mijat troje.
Tradita më të mira se të shqiptarit nuk gjen
askund në botë, harroje.
Bukë e kripë e zemër të bardh’,
mysafirin e presim me gazmend, mirë se na ka ardh!
Zoti këtë natyrë me bujari bekoi
fusha, male e dete me ëndje i pikturoi.
Në trojet e mia rikujtoj fëmijërinë,
tingujt e fyellit ma dëftojnë historinë.
Nën hijen e lisave të lashtë, shijoj qetësinë
tingujt e fyellit ma gëzojnë shtëpinë!
Në çdo sofër, një copë diell rrezaton,
e çdo buzëqeshje përmes dritës na udhëzon!
