Artikujt Poezi Falas

Poezi Nga Ejona Aliaj

1 min lexim 23 shtator 2025 Illyriens

Tingujt e fyellit si dora e butë e nënës,
ma ledhatojnë shpirtin.
Me jetë më mbushet zemra,
sa herë jam në të mijat troje.
Tradita më të mira se të shqiptarit nuk gjen
askund në botë, harroje.
Bukë e kripë e zemër të bardh’,
mysafirin e presim me gazmend, mirë se na ka ardh!
Zoti këtë natyrë me bujari bekoi
fusha, male e dete me ëndje i pikturoi.
Në trojet e mia rikujtoj fëmijërinë,
tingujt e fyellit ma dëftojnë historinë.
Nën hijen e lisave të lashtë, shijoj qetësinë
tingujt e fyellit ma gëzojnë shtëpinë!
Në çdo sofër, një copë diell rrezaton,
e çdo buzëqeshje përmes dritës na udhëzon!

Lexo edhe

Vishe këtë histori

Jehona e Shqipes 2

prej 16 €Standart 16 € Premium 25 €

Shiko produktin

Vazhdo leximin

Historitë që vijnë pas kësaj

Të gjithë artikujt

Iliria e LashtëFalas

9 Fiset Kryesore Ilire

1. 🔱 ARDIANËT — Mbretëria e Madhe Territori sot: Mali i Zi, Hercegovina, bregdeti jugor i Kroacisë Ardianët fillimisht banonin në brendësi,…

6 mars 2026 5 min lexim

English · Deutsch

Cookies