Përshkrim
Një dizajn kushtuar Indrit Carës, të cilin bashkëluftëtarët e quajtën Ushtar Kavaja.
Indrit Cara lindi më 11 korrik 1971 në Kavajë. Jetonte në Londër, dhe në janar të vitit 1999 u nis prej andej si vullnetar për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftoi në Zonën Operative të Pashtrikut, ku drejtoi një togë të kompanisë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ra më 31 mars 1999 në majën e Gallushës, në Suharekë, 27 vjeç. Në tetor 1999 eshtrat e tij u kthyen në Kavajë.
Në shkurt 2025 Presidenca e Kosovës e nderoi pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka dekoruar me “Shqiponja e Artë”. Në Kavajë, shëtitorja në qendër të qytetit mban emrin e tij, dhe në sheshin e qytetit qëndron shtatorja “Ushtar Kavaja”, e përuruar më 31 mars 2025.
Në maicë: portreti i tij, emri “Indrit Cara”, nofka “Ushtar Kavaja” dhe datat 11.07.1971 – 31.03.1999.
Historia me burime: https://illyriens.com/heronjte-e-lirise/#indrit-cara

Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.